EULEX-i konsultohet me Brukselin
Albeu.com
Zyrtarë të misionit të BE-së në Kosovë kanë thënë se janë në pritje të udhëzimeve të Brukselit zyrtar lidhur meprotokollin e bashkëpunimit policor me Serbinë, pas kundërshtimit të prerë të Prishtinës.Këtë e ka konfirmuar zëdhënsja e EULEX-it në Prishtinë, Karin Limdal, duke pohuar se shefi i ICO, Piter Feit dhe shefi i EULEX-it, Iv de Kermabo, nuk kanë gjetur gjuhë të përbhkët me liderët e institucioneve shtetërore të Kosovës. "Ne kemi vazhduar bisedimet për të gjetur pika të përbashkëta lidhur me çështjen e marrëveshjes teknike. Piter Feit dhe Iv de Kermabo tani do ta njoftojnë Brukselin dhe vendet anëtare të BE-së për rezultatet e këtij takimi dhe ne do të presim reagimin e shteteve anëtare", ka thënë Limdal.
Megjithkëtë, ajo ka thënë se EULEX-i nuk e konsideron këtë çështje krejtësisht të mbyllur. "Ne po mundohemi të gjejmë pikat e përbashkëta. Për punën e EULEX-it është shumë e rëndësishme të gjejmë zgjidhje, pasi ne kemi bërë marëveshje teknike për shkëmbim informacionesh jo vetëm me Beogradin, por edhe me vendet tjera të rajonit. Siç e dini, më herët, ne kemi bërë marrëveshje edhe me kryeqytete të tjera në rajon. Ne jemi shumë të hapur për kompromis. Qëllimi ynë është që të gjejmë zgjidhje, sepse ne kemi nevojë për shkëmbim të informacioneve", ka thënë Limdal. Zëdhënësja e EULEX-it e ka lënë të hapur edhe mundësinë e ndryshimeve në draftin e protokollit. "Kjo çështje është në tryezën e bisedimeve. Domethënë mund të bëhen lëshime, mund të përpiqemi për të gjetur një zgjidhje", ka thënë Limdal. Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, dhe kryeministri Hashim Thaçi i kanë shpallur "të mbyllura" bisedimet për çështjen e protokollit. /qik/
Shtuar më 28/08/2009, ora 17:02
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori