EULEX-i i referohet letres derguar Solanes
Albeu.com
Misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë, EULEX, ka konfirmuar se do të nënshkruajë protokollin e bashkëpunimit me policinë e Serbisë, pavarësisht kundërshtimeve të palës shqiptare.
Nëpërmjet një komunikate shtypi, ky mision ka njoftuar se kjo është një marrëveshje që do të nënshkruhet edhe me vende të tjera dhe ka si qëllim të shkëmbehen informacione në nivelin e policisë, pjesë e të cilave do të jetë edhe Policia e Kosovës.

EULEX-i u rikujton palëve se mban disa kompetenca, të cilat janë në pajtueshmëri me fillimin e misionit, sipas një letre që i është dërguar Javier Solanës nga presidenti i Kosovës, në shkurt të vitit 2008.

Por, në presidencë e thonë të kundërtën. Zëdhënësi Xhavit Beqiri ka thënë se sa i përket marrëveshjeve dhe çështjeve, të cilat prekin interesat kruciale të Kosovës, kompetente janë vetëm institucionet e Kosovës.

“Letra që presidenti Sejdiu i ka dërguar BE-së për vendosjen e një misioni të saj në Kosovë ka qenë për mbështetjen që kanë nevojë institucionet nga Bashkim Evropian, në rend të parë për sundimin e ligjit”, ka thënë Beqiri. /ktv/
Shtuar më 19/08/2009, ora 00:14
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori