EULEX-i arreston Fahredin Gashin
Albeu.com
Derisa Nazim Bllaca vazhdon të mbahet nën masën e arrestit shtëpiak, Policia e EULEX-it ka kryer sot arrestimin e parë në lidhje me këtë rast. Burime nga policia tregojnë se personi i arrestuar është Fahredin ...... Gashi, i cili edhe publikisht ka kundërshtuar akuzat publike të bëra nga Nazim Bllaca për vrasje dhe tortura.

Sipas njoftimit të EULEX-it, Njësiti Ekzekutiv i Policisë së EULEX-it ka arrestuar një person në lidhje me hetimet që janë duke u bërë për rastin Bllaca. “Ky person ka qenë i akuzuar për vepra kriminale të kryera në qershor të vitit 1999 në komunën e Lipjanit”, thuhet në njoftimin zyrtar të këtij misioni.

“Hetimet janë duke u kryer nga Policia e EULEX-it nën mbikëqyrjen e Zyrës së Prokurorit Special (PSRK-së)”, thuhet në këtë komunikatë. (express)
Shtuar më 13/07/2010, ora 15:35
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori