EULEX: Emerimi i gjyqtareve serbe, vendim politik
Albeu.com
Zyrtarë të misionit europian për polici dhe drejtësi “EULEX” thonë se emërimi i gjyqtarëve serbë në gjykatat në Kosovë nga qeveria e Beogradit, është një vendim politik, për të cilin duhet diskutuar me urgjencë. Këshilli i Lartë Gjyqësor i Serbisë ditë më parë emëroi gjykatësit dhe prokurorët serbë për Kosovën. Ky këshill parashikon shpërndarjen territoriale të gjykatave dhe prokurorive në të gjithë territorin e Kosovës. Zëdhënësja e misionit EULEX, Christina Herodes, deklaroi për Radio Deutsche Ëelle-n, se në asnjë vend të Europës nuk ka dy sisteme juridike të cilat mund të funksionojnë në të njëjtën kohë. Prandaj, sipas saj edhe në Kosovë duhet të ketë vetëm një sistem unik juridik.
Shtuar më 07/01/2010, ora 23:37
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori