EULEX: Do jemi te gatshem në fillim te dhjetorit
Pëlqej
Albeu.com
EULEX-i vazhdon me dislokimin në Kosovë dhe do të jetë i gatshëm nga fillimi i dhjetorit, njoftuan zyrtarë të misionit të BE-së në Prishtinë.
"Dislokimi po shkon mirë. EULEX do të jetë i gatshëm nga fillimi i dhjetorit. Ne jemi të gatshëm që prej atij momenti ta zbatojmë mandatin tonë", ka thënë zëdhënësi i misionit, Victor Reuter.

"Prej tash e deri në fillim të dhjetorit do të kemi rreth 1.300 pjesëtarë të personelit ndërkombëtar dhe disa qindra vendorë. Kështu që misioni gradualisht do t'i afrohet numrit prej 2.000 vetësh", ka thënë Reuter. (REL)
Shtuar më 21/11/2008, ora 23:40
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori