EULEX bastis shtepine e Azem Syles (UPDATE)
Albeu.com
Nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Policia e EULEX-it ka bastisur shtëpinë e një ish-komandanti të UÇK-së, ka bërë të ditur përmes një deklarate për shtyp misioni evropian për sundimin e ligjit, pa dhënë identitetin e ish-komandantit.Bastisja është autorizuar nga gjykatësi i procedurës paraprake i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë.

Një prokuror special i EULEX-it është i pranishëm në vendin e ngjarjes për të siguruar mbledhjen e efektshme të materialit dëshmues dhe të japë shpjegime të plota për personat e pranishëm në vendngjarje.

Burime të sigurta për portalin Albeu, njoftojnë se bëhet fjalë për bastisjen e shtëpisë së ish-komandantit të UÇK-së, Azem Syla, i apostrofuar nga Nazmi Bllaca, tashmë i identifikuar si punëtor i SHIK-ut.

Në bastisje morren pjesë rreth 15 policë, të gjithë të EULEX-it.

Pas përfundimit të bastisjes të shtëpisë së ish komandantit të UÇK-së, është dorëzuar ftesa për të u paraqitur në Prokurorinë Speciale. I dyshuari duhet të paraqitet brenda javës nga data e dorëzimit të ftesës.
Shtuar më 28/07/2010, ora 12:43
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori