EU: Është koha të punohet në kushtetutën, ligjin e ri për zgjedhjet dhe si
Albeu.com
Është koha që Kosova të deklarojë pavarësinë e saj, andaj është koha të punohet edhe në tri nga çështjet kryesore: kushtetutën, ligjin e ri për zgjedhjet dhe simbolet. Kështu tha pas takimit të Grupit të Unitetit, zëdhënësi Skender Hyeseni.Ai theksoi se këto janë tri çështje urgjente, që Grupi i Unitetetit duhet të merret në ditët në vijim. "Deri në fund të majit do të ishte shumë e preferueshme dhe e rekomandueshme që të paktën ta kemi të gatshme projektkushtetutën, pastaj ligjin zgjedhor, si dhe një vendim për simbolet, që të jenë të gatshme", ka thënë Hyseni. Ai ka shtuar se Ekipi i Unitetit nuk ka diskutuar për kriteret e simboleve, por vetëm për modalitetet. Sipas tij, përcaktimi i kritereve për simbolet e Kosovës do të diskutohet të hënën në një takim të veçantë të Ekipit të Unitetit që do të pasohet me takimet me grupet parlamentare. Hyseni tha gjithashtu se përfaqësues të Ekipit të Unitetit do të kenë vizita të vazhdueshme në Nju Jork dhe në kryqytetet e vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit në kuadër të angazhimeve për të siguruar mbështetjen për rezolutën e re në KS, e cila sipas zyrtarëve në Prishtinë do t[i hapte rrugën zyrtarizimit të pvarësisë së Kosovës.
Shtuar më 19/04/2007, ora 12:16
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori