Etlida Gjonaj "e ha turpin me bukë", kështu hyri dje në Kuvend (FOTO LAJM)

Ministria e Drejtësisë, Etlida Gjonaj iu bashkua Kuvendit ditën e djeshme pas sezonit të pushimeve.

Dy javë më parë, ajo u akuzua për shpenzime luksi pasi pagoi 700 euro për vetëm një natë në një hotel në Romë.

Ditën e djeshme Gjonaj, është fotografuar e ngrysur, ndërkohë që është e vetmuar dhe e veshur me një xhaketë ngjyrë blu.

Kombinimi nuk ka vend për fjalë, pasi ministrja se ka humbur stilin.

Pak ditë më parë, u publikuan faturat e rezervimeve ku ministrja Etilda Gjonaj ka shkuar përgjatë vitit 2018. Nga Roma, në Londër, Paris e Bruksel, Gjonaj ka harxhuar rreth 700 euro nata për t’u akomoduar në hotelet më luksoze.

Në një reagim në rrjetet sociale, ministrja u shpreh se këto denoncime nuk janë korrekte, pasi shpenzimet kanë qenë për të gjithë delegacionin dhe se është ngritur një grup auditi për të bërë verifikimet përkatëse.


Shtuar më 03/09/2019, ora 11:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori