Eskobari i Ballkanit në shtëpi me nipërit
Një foto tjetër e Kelmend Balilit, i quajtur Eskobari i Ballkanit është publikuar sot në Facebook nga ish kryeministri Berisha. Sipas personit që e ka dërguar foton, Balili është me nipërit e tij, njëri prej të cilëve përdoret për transportin e drogës.

"Ne shtabin e Eskobarit te Ballkanit!

Qytetari dixhital dergon:
Foton e fillimit te kesaj jave te Eskobarit te Ballkanit dhe lejtnanteve te tij ne strofullen e tij ne Sarande, korrierit, pengut, etj, etj! sb

"Pershendetje doktor, po ju dergoje: Foton e kesaj jave nga strofulla e Balilajve. Lutem anonimatin

Keta ne foto jane ne mes Kel Balili, djathtas Rigers Balili kryetari Bashkise Delvine (nuk jam i sigurte), majtas nuk ja di emrin, por eshte korrier i Kelit. Tjetri ne fund fund majtas eshte Denis Balili. Ky zakonisht rrin peng tek bleresit e droges deri ne momentin kur transporti ka perfunduar. Metode kjo kolumbiane per te garantuar siguri dhe besueshmeri tek bleresit. Lutem anonimatin", shkruan Berisha. /albeu.com/


Shtuar më 28/09/2016, ora 12:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori