"Eskobari Shqiptar", mediat turke fiksohen me trafikantin që futi 1.1 ton drogë në Turqi
Pëlqej
Lajmi për kapjen e 11 personave që kishin futur 1.1 ton drogë në Turqi ka gjetur mjaft hapësirë në mediat turke gjatë ditës së sotme.

Një pjesë e tyre janë marrë me detajet e operacionit, ndërsa shumë të tjera e cilësojnë kreun e grupit të trafikantëve si "Eskobari Shqiptar".

"Eskobari shqiptar kishte futur 1.1 ton drogë në Turqi. Met Shqiptari u kap dy ditë më parë pasi grupi i tij kishte zbritur nga një mjet lundrues 1.1 ton kanabis duke e fshehur në një depo uji"., shkruan haberturk, raporton Albeu.com.

Ndërkohë, SuperHaber shkruan se shqiptarët kishin futur në turqi një lloj kanabisi që rritet për një periudhë shumë më të shkurtër se sa kërkon kanabisi normal. /albeu.com/
Shtuar më 22/03/2018, ora 17:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori