Eshtrat e Gani Malushit tani prehen në Varrezat e Dëshmorëve
Eshtrat e ish-komisarit të policisë, Gani Malushi i rënë dhjetë vite më parë në krye të detyrës do të prehen në Varrezat e Dëshmorëve. Në ceremoninë e zhvilluar sot drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj vlerësoi lart figurën e komisarit Malushi.


Sipas tij ai u flijua për vlerat më të larta të demokracisë dhe do të përjetësohet në altarin e kombit.

“Jemi mbledhur për të përkujtuar aktin sublim të ‘Dëshmorit të Atdheut”, Gani Malushi. Ishte një detyrim ynë ndaj dëshmorit dhe familjarëve. 10 vite më parë ne humbëm kolonel Gani Malushin, mikun tonë, por ne ndihemi krenar për aktin e tij vetëmohues dhe shpirtin e sakrificës në mbrojtje të jetës njerëzore. Akti i tij dhe i punonjësve të policisë shprehin aktin e vetëflijimit për mbrojtjen e vlerave më ta larta. Do e kujtojmë me nderim dhe respekt të thellë”, theksoi Burgaj.

Trupi i tij u zhvarros një ditë më parë nga varrezat e Sharrës për të zënë vendin pranë dëshmorëve të tjerë të kombit. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2013, ora 12:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori