Akuzat për Lokën si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, Lleshaj merr përgjegjësi

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka takuar ditën e sotme në Korccë funksionarë të Policisë së Shtetit.

Në këtë ceremoni, Lleshaj është pyetur edhe për akuzat e opozitës, se Gjovalin Lokaj ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Lleshaj ka thënë se mban përgjegjësi për emërimin e Lokës, duke shtuar se vlerëson maksimalisht punën e tij.

“Mbaj përgjegjësi për emërimin e Gjovalin Lokës si drejtor në Policinë e Shtetit.

Unë e kam emëruar dhe mbaj përgjegjësi për të dhe kam vlerësimet maksimale për punën e tij. Akuzave të opozitës nuk iu përgjigjem”, ka deklaruar Lleshaj.

Partia Demokratike akuzoi drejtorin e Departamentit të Sigurisë Publike Gjovalin Lokën se ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.


Shtuar 1.09.2020 09:17