Ku ndodhet "Unaza e Zjarrit"? Vendet që preken nga tërmetet dhe vullkanet (FOTO LAJM)

Unaza e Zjarrit është një zonë e madhe në pellgun e Oqeanit Paqësor, ku ndodhin një numër i madh i tërmeteve dhe shpërthimeve vullkanike.

Eshtë pikërisht kjo zona ku ndodhin 90 përqind e tërmeteve në botë dhe 81 përqind e vullkaneve.

Prania e një rripi të aktivitetit vullkanik që rrethon Oqeanin Paqësor është vërejtur në shekullin e 19-të. Ishujt Japonezë janë në linjën e këtij rrethi të madh të zhvillimit vullkanik që rrethon brigjet e Paqësorit nga Tierra del Fuego përreth Moluccas.

Unaza” shtrihet përgjatë një harku prej 40,000 kilometrash nga kufiri i Pllakës së Paqësorit, në pllaka më të vogla si ajo e Detit në Filipine, deri te Pllaka Cocos dhe Nazca në buzë të Oqeanit Paqësor.

Njerëzit më të rrezikuar nga shpërthimet vullkanike dhe tërmetet jetojnë në vendet që shtrihen përgjatë Unazës së Zjarrit, duke përfshirë Kilin, Japoninë, bregdetin perëndimor të SHBA.-së dhe kombe të tjera ishujsh, përfshirë ishujt Solomon në bregdetin perëndimor të Amerikës së Veriut dhe Jugut.

Cilat janë vendet që ndodhen në atë që njihet si Unaza e Zjarrit ku tërmetet janë thuajse të përditshëm?

Kili, Meksika, SHBA, Kanadaja, Antarktida, Rusia, Japonia, Filipinet, Zelanda e re, Indonezia, Peruja, Tajvani, Guatemala, Ekuadori, Kosta Rika, El Salvatori, Panamaja, Kolumbia, Nikaragua, Bolivia, ishujt Samoa, Singapori, Palau, Mikronesia, ishujt Solomon, Fixhi, Malajzia.
Shtuar më 03/12/2019, ora 16:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori