"Është një gjenocid": Ervin Goci tregon tmerrin që pa te unaza (FOTO LAJM)

“Është një gjenocid”, kështu e ka cilësuar pedagogu Ervin Goci situatën në zonën e Astirit, ndërsa ndodhet i shoqëruar pranë komisariatit numër 3 në Tiranë.

“Situata për mua është në kufijtë e sulmt të shtetit ndaj qytetarit, ishte e frikshme, ishte thjesht një krehje zone, kapnin njerëzit aty ku ishin nga kafenetë, imagjino që nuk kishte një organizim të policisë.

Kishte makina të civilëve që dhunoheshin në mënyrë aksidentale, në konsideratën time, ky ishte një gjenocid ndaj banorëve, nuk e di sa mund të arrestohen të tjerë, nja 300 i kam parë unë.

Unë jam te komisariati numër 3, maksimumi që ndodh si procedurë është ti e ke emrin dhe po të rrasim brenda, shumica prej këtyre që shohim janë rrasur në qeli kot. Janë me qindra, të paktën nga ajo që pashë unë që janë shoqëruar.

Mua nuk patën mundësi që të dhunonin, pasi isha larg nga vendndodhja, ishte thjesht një demostrim force. Ka persona që janë shoqëruar dhe të goditur, një djalë e kishte hunën e thyer, e nxorën dhe nuk e di as se ku e kanë çuar”, u shpreh Goci në Fax News.


Shtuar më 12/11/2019, ora 09:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori