Rama: Nga shoferi tek tualeti, Rama tregon çfarë kërkoi ish zv.ministri
Kryeministri Edi Rama ka dhënë versionin e tij të bërjes dhe më pas largimit të Taulant Mukës nga pozicioni i zv.ministrit.

Sipas Ramës, ai i tha Mukës që të reformojë sistemin universitar duke qenë se pretendonte se ishte shkencëtar.

"Taulant Muka më erdhi me një grup pedagogësh. Kërkoi takim me ministren e arsimit Lindita Nikolla, e cila më tha që kam një djalë që ka një vlerë për këtë për atë. Kisha dëshirë ta takoja. Erdhën në zyrën time, këtë e nderova më shumë se të tjerët. Më tha unë jam në Zvicër shkencëtar, etj.

Tani ky që na hedh shashka këtu që na bën sic duhet ta bëjmë sikur s’shkon mendova. Dhe i thashë: Ai zv.ministër që ti e akuzon për plagjiaturë thotë që ti s’ke të drejtë. Ti shko në vendin e tij.

Më tha që nuk e prisja.

I thashë sa gjëra ka që si pret ti. Ditën e parë dua veturë me shofer. Nuk ka veturë zoti zv ministër, si ka mundësi tha. Po banjon pse nuk e kam në zyrë, babain e dua shofer në ministri. Unë se takova më dhe i thashë merre me qetësi, mund të jesh shkencëtar por kjo s’do të thotë gjë. Ti që erdhe të na shpëtosh Shqipërinë je vetëm një larvë kaq mendoj unë për ty", tha Rama.

Më parë, Muka tha se i ishte kërkuar Ramës takim që të shikonin mundësitë se si mund të vepronin për reformimin e universiteteve, por ky i fundit e kishte neglizhuar duke e detyruar të japë dorëheqjen. /albeu.com/
Shtuar më 10/12/2018, ora 14:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori