Sherr në gjendje të dehur, plagoset me thikë 35-vjeçari shqiptar në Itali

Një 35-vjeçar shqiptar është plagosur me thikë mbrëmjen e djeshme në Itali.

Ai u gjet i plagosur në Strada Nuova per Suzzara, në Codisotto di Luzzara dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.

Ka qenë një banor i zonës i cili rreth orës 20:00 ka vënë re shqiptarin i cili kërkonte ndihmë.

Shqiptari i plagosur ishte në gjendje të dehur, shkruajnë mediet italine.

Motivet e sherrit janë ende nën hetim, ndërsa 35-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe pasi ka marrë mjekimin e duhur ka lënë spitalin./Albeu.com


Shtuar 18.09.2023 09:34