Është dorëhequr ambasadori Gazheli? Ministria nuk konfirmon
Çështja e mos shpëtimit të fëmijës shqiptar Alvin Berisha i cili ndodhet në Siri, po kthehet në një problem serioz. Ndërkaq në disa portale raportohet se Genti Gazheli, ambasadori i Shqipërisë në Turqi, ka dhënë dorëheqjen.


Ministria e Jashtme nuk ka asnjë përgjigje për rastin e ambasadorit Gazheli. Burime zyrtare të pyetura nga Mapo nuk e konfirmuan dorëheqjen e tij. Burimet thanë se vetëm nesër, (e hënë) do të kishte një raportim zyrtar për këtë çështje.


Nderkohë Mapo kontaktoi direkt me zotin Gazheli, por ai nuk iu përgjigj pyetjes nëse ka dhënë dorëheqjen nga detyra.


Gazheli u etiketua nga media si përgjegjës për lënien e një fëmije shqiptar në kampet e ISIS në Siri pasi nuk iu përgjigj kërkesës së gazetarëve të ‘Le Lene’, emisionit investigativ Italian.

Alvin Berisha gjendet në kamp, ku u takua me babain e tij, i cili nuk e mori dot me vete pasi duhej një përfaqësues i shtetit shqiptar.

Mijëra njerëz kanë firmosur peticion kundër veprimit të ambasadorit Gazheli për refuzimin për të ndihmuar Alvinin e vogël.
Shtuar më 20/10/2019, ora 18:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori