A jeni gati? Noizy dhe Loredana bëhen bashkë dhe sjellin surprizën e verës

Një lajm i bukur vjen për fansat e Loredanës dhe Noizyt. Mesa duket dyshja kanë bashkuar forcat dhe kanë realizuar një duet.

Thuhet që kënga ka mbaruar rregjistrimin, ndërsa për videoklipin dyshja do të nisin xhirimet brenda dy-tri ditësh.

Kujtojmë që së fundmi, Loredana dhe Noizy u panë bashkë në një eveniment nga një markë e njohur gjermane që prezantoi modelin e ri të makinës elektronike dhe Neymar Jr është ambasadori i saj.


Shtuar 30.05.2022 15:58