Ervis Bregu, milioneri i ri i “Kush do të bëhet Milioner” (VIDEO)
Ervis Bregu
Ervis Bregu ka arritur t'u përgjigjej saktë 14 pyetjeve të parashtruara në lojën “Kush do të bëhet Milioner” në TV Klan duke fituar 25.000 euro, njofton Portali Albeu.com.

Gjatë emisionit të fundit, Ervisi ishte i vetmi që dha përgjigje të saktë në pyetjen për gishtin e shpejtë, pyetjet e para i kaloi me vështirësi, ndërsa pyetjet më të vështira i kaloi me lehtësi, duke treguar njohuri dhe interpretim të qartë.

Kështu, Ervisi arriti deri në pyetjen e 13-të. Ndërkohë drama, tensioni dhe showi vazhdoi sonte ku Ervisi pas shumë dilemave iu përgjigj saktë edhe pyetjes së 14-të.

pyetjen e 15-të, Ervisi nuk ishte i sigurtë dhe për të mos rrezikuar shumën e fituar, vendosi të tërhiqej duke marrë me vete 25.000 euro. /albeu.com/

Shikoni atë moment:

Shtuar më 12/03/2012, ora 21:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori