Ervin Salianji ngelet "pa punë" në PD, flet pas shkrirjes së postit
Pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar në PD, u vendos që Ervin Salianji nuk do të jetë më sekretar i Aksionit Qytetar.

Posti që deri më tani Salianji mbante u vendos që të shkrihej nga kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Pas kësaj ka ardhur edhe një reagim nga vetë Salianji ku ndër të tjera ka theksuar se nuk ka rëndësi posti dhe se nuk duhen funksione për të dhënë kontribut.

“Në politikë disa luajnë me zemër, disa me lojë pa top, unë luaj me zemër dhe mendje tek demokratët.
Ekipi në një parti të modelit një anëtar, një votë është përgjegjësi e kryetarit të partisë. Nuk kanë rëndësi funksionet për të kontribuar!
Sot lajmi nuk është ekipi por protesta, protesta që nuk duhet të përfundojnë pa largimin e Ramës, është lajm i mirë që do të ketë një ekip që do të marrë përgjegjësi për çdo aksion të nisur dhe të përfunduar apo të nisur dhe të lënë në mes.
Thashë dhe që përgjegjësi për aksionet e nisura e mban ekipi. Thashë dhe që nuk duhen funksione për të dhënë kontribut, jap dhe si anëtar i thjeshtë”, deklaroi Salianji. /albeu.com/
Shtuar më 19/01/2019, ora 12:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori