Erseke, shembet depoja, 2 te vdekur dhe 3 te plagosur
Albeu.com
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Ersekës. Pesë të rinj janë zënë poshtë nga shembja e një depoje në periferi të qytetit. Mësohet se të rinjtë nga mosha 10-20 vjeç të afërm me njëri tjetrin kanë qënë duke mbledhur skrap në një ish depo të braktisur të drithit.Sipas informacioneve policia ka arritur të nxjerrë nga gërmadhat vetëm 3 prej të rinjve duke i dërguar menjëherë në spital por nuk ka mundur të nxjerrë dot të gjallë dy të rinjtë e tjerë. Sipas burimeve të policisë janë gjetur të vdekur nën gërmadha të rinjtë Fatjon Shkoza 22 vjeç dhe Sh.Shkoza 12 vjeç.
Shtuar më 10/07/2009, ora 03:38
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori