Aksidenti në Bërxullë ku humbi jetën 9-vjeçari, arrestohen dy drejtuesit e mjeteve

Janë arretsuar dy shoferët e mjeteve që shkatuan aksidentitn rrugor ditën e djeshme në Bërxullë të Tiranës, nga ku mbeti i vrarë një fëmijë 9-vjeçar.

9-vjeçari u përplas për vdekje nga një makinë, teksa ndodhej në lokalin e babait të tij.

Aksidenti tragjik ndodhi kur dy makina u përplasën me njëra me tjetrën dhe goditën aksidentalisht të miturin. Njëri nga mjetet pasi u përplas me makinën tjetër, përfundoi në fasadën e një lokali buzë rrugës, ku ndodhej edhe një 7-vjeçar.

Fëmija ishte në pjesën e xhamërisë ku u pëprlas nga makina për vdekje. Lokali ku ndodhi ngjarja është në pronësi të të atittë 7-vjeçarit.

Paraprakisht dyshohet që shkak i aksidentit të ketë qenë shpejtësia e lartë ose parakalimi i gabuar./albeu.com/