Ermelinda Meksi: Nuk heq dorë nga mandati
Deputetja e PS Ermelinda Meksi nuk pranon të lërë manditin e saj të deputetës për të kandiduar për anëtare të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Këtë kanë deklaruar burime pranë selisë rozë për Gazetën Shqiptare gjatë ditës së djeshme.

Sipas kësaj gazete gjatë këtyre ditëve ka pasur një diskutim për këtë çështje, mes kreut të PS-së, Edi Rama, deputetes Meksi dhe disa drejtuesve të tjerë të PS-së dhe të grupit parlamentar.

Deputetja dhe ish-ministrja e integrimit, megjithëse ka shprehur dëshirën e saj për të konkuruar në këtë post nuk pranon që të lërë mandatin, për shkak edhe të pasigurisë së votimit të kandidaturës së saj, në Parlament, nga ana e deputetëve të mazhorancës.

Sipas kësaj gazete, ajo është parë të dalë mjaft e mërzitur nga zyra e kreut të PS-së, Edi Rama, me të cilin kanë shkëmbyer debate. Mësohet se gjatë këtij debati Meksi i ka thënë Ramës se fajin e kishte pasur ai për situatën e krijuar./albeu.com/
Shtuar më 03/11/2011, ora 09:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori