Ermelinda Meksi "braktis" Shqipërinë për Vienën (FOTO LAJM)

Ish ministrja socialiste e Ekonomise dhe Integrimit, Ermelinda Meksi, ka fituar garen te perzgjidhet si drejtuese e aktivitetit ekonomik ne Sekretariatin e OSBE në Vienë, Austri. Në profilin e saj në Facebook, ajo ka postuar një foto nga dita e parë e punës në Viene, teksa shkruan:

"Në ditën e parë në zyrën time në Vienë. E mirëpritur nga stafi dhe e vlerësuar nga paneli që më zgjodhi midis qindra kandidaturave nga shumë vende në detyrën e rëndësishme të drejtueses së aktivitetit ekonomikSekretariatin e OSBE në Vienë.

Ky është dimensioni i dytë i organizatës, krahas sigurisë dhe zgjedhjeve. Vlerësim jo vetem për mua, por dhe vendin tim në këtë pozicion të lartë dhe njëkohësisht po kaq përgjegjësi". /albeu.com/


Shtuar më 05/12/2015, ora 11:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori