Vjedhja e 2.2 mld eurove nga Bitcoin, Berisha akuza të forta: Amant Josifi mbrohet nga Rama dhe Olta Xhaçka

Sali Berisha edhe një herë ka hedhur akuza të reja ndaj qeverisë dhe ndaj biznesmenit Amant Josifi i cili është në kërkim nga autoritetet më Spanjë si pjesë e një grupi që mashtronte qytetarët me kriptomonedha.

Berisha duke iu referuar lajmit të publikuar nga “El Pais”, tha se bëhet fjalë për një vjedhje 2.2 miliard euros. Sipas Berishës Josifi mbrohet nga Olta Xhaçka për shkak se ka qenë këshilltarë i saj dhe nga Edi Rama.

Reagimi i Berishës:

Së fundmi, unë këtu kam dalë disa herë para jush, kam dalë disa herë për vjedhjen e 2.2 miliardë eurove nga rrjeti i Amant Josifit.2.2 miliardë nga ortaku i Edi Ramës. Me dokumente. Edi Rama ka qenë ortak me Amant Josifin.

Amant Josifi, i mbuluar politikisht nga Edi Rama dhe Olta Xhaçka, se ka qenë këshilltar i saj.

Në të gjithë mafiozitetet e tij, Amanti ka pasur notere Natasha Xhaçkën, mamanë e ministres.

Truri i kësaj vjedhje të madhe është Olsi Rama, bashkëshorti i Olta Xhaçkës dhe jo më pak, Pranvera Strakosha.

Natasha dhe Pranvera, që ta dini ju, kanë qenë në ndjekje penale për adaptime, mafie e adaptimit të fëmijëve. Por strumbullar është qeveria në këtë aferë.


Shtuar 2.12.2022 13:07