Erla i "vjedh" fustanin Arminës, çfarë ka ndodhur me vajzat? (FOTO LAJM)

Ndodh shpesh që shoqet e ngushta të ndërrojnë rroba me njëra-tjetrën.

Nuk e dimë me siguri nëse kjo gjë ka ndodhur edhe mes Erla Mëhillit dhe Armina Mevlanit.

Megjithëse të dyja nuk e kanë të vështirë të blejnë fustane me shumicë, mbase një i tillë i ka rrëmbyer zemrën të dyjave. Ose e kanë blerë në një dyqan.

Kjo pak rëndësi ka. Ish-zëdhënësja e Partisë Demokratike Erla Mëhilli u shfaq rrezëllitëse në 20-vjetorin e "Opinion" me një fustan që vetëm pak muaj më parë e ka veshur edhe blogerja Armina Mevlani, në një nga eventet në kryeqytetit. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2017, ora 18:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori