Erjon Veliaj nuk kandidon për kreun e Bashkisë së Tiranës
Pëlqej
Kreu i qeverise Edi Rama ka hedhur poshtë çdo thashethem per një kandidim të mundshem të ministrit të Ceshtjeve Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj për Bashkinë e Tiranës.

Në një interviste në emisionin Top Story të Sokol Ballës ne Top Channel, Rama u shpreh se Erjon Veliaj do vazhdoje te jete minister deri në fund të mandatit të tij.

Balla ka pyetur kryeministrin per ndryshimet ne qeveri te cilat Rama i ka quajtur te panevojshme, sipas tij skuadra po funksionon ne menyre shume te mire dhe cdo dite po korrim frytet e reformave, te cilat do vazhdojne, tha kryeministri.

Kreu i qeverise theksoi se qeveria eshte duke punuar ne bashkepunim me FMN dhe BB per ndryshimin e ligjit per Banken e Shqiperise cka do bente te mundur me pas edhe largimin e guvernatorit Fullani. Rama ka qene shume i ashper edhe me gazetat, duke i akuzuar gazetaret qe bejne qoka per lidhjet miqesore dhe krijojne skenare qe ne shpesh nuk i dime, tha Rama ne Top Story. Ai deklaroi se nuk lexonte me gazeta por vetem nje permbledhje ne fundjave. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2014, ora 09:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori