Rritje temperaturash dhe …, parashikimi i motit për javën e ardhshme

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrushme atmosferike falë masave ajrore me origjinë perëndimore.

E vecanta e kësaj jave do të jetë rritja e temperaturave në vlerat e mesditës; vlera të cila do ti ngjasojnë shumë atyre të pranverës.

Në këtë mënyrë për të gjitha ditët e javës moti parashikohet kryesisht me diell por nuk do të mungojnë alternimet e herëpashershme të vranësirave mesatare dhe hera-herës deri të dendura por kalimtare.


Shtuar 19.02.2023 15:11