Erjon Braçe shpërthen kundër Bashës: Lëre sapunin, ose…
Deputeti socialist Erjon Braçe, përmes një statusi në Facebook ka komentuar deklaratat e bëra sot nga kreu i PD Lulzim Basha, ne lidhje me shkarkimin e ministrit te Brendshëm Saimir Tahiri.
Postimi i Erjon Braces:

Kam dy dite qe degjoj Lulzim Bashen; Flet per ndryshimet ne Qeveri. U morr vec me ministrin e Brendshem Saimir Tahiri, shenjestren e tij; Ne fillim-dje, tha se eshte fitore e popullit te Cadres se tij. Ne fund-sot, tha se nuk e ha sapunin per djathe. Lylzim, lere sapunin rehat-mos e permend atje ku se njohin ose permende dhe stervitu, sapuni vlen edhe per sport…..ne burg Lylzim, ne burg. Shiko, ti mund te thuash gjithcka per te, si minister natyrisht, nese te ka mbetur me shpifje pa renditur. Por nje gje nuk do ta thuash dot kurre; VRASES-NUK DO TI THUASH DOT! Ai erdhi pas jush ne ate ministri; Nuk Vrau! As kundershtare politike sic ti, As police sic ai pas teje ne ate ministri. A kupton?

Cdo gje qe ti tu thuash ministrave aktuale me radhe, nje per nje, nuk do ti barazosh dot me veten, kurre. Ti ke vrare Lylzim. Ke vrare! Nuk ka njeri qe te ta heqe kete pike te zeze mu ne balle. Mund te dale Andi Bushati e me sapun ne dore te mundohet te ta zbardhe ne balle, duke vene ne kandar vrasjet e tua me liberalizimin e vizave, por e ka kot. Vrasjet nuk shlyen me asgje. Vec burgut natyrisht!/Albeu.com/
Shtuar më 12/03/2017, ora 19:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori