"Erioni është punëtor", Kryemadhi ndryshon qëndrim për Veliajn?
Kryetarja e partisë Lëvizja socialiste për integrim Monika Kryemadhi i ka uruar të gjithë shqiptarëve festën e Sulltan Novruzit.

“Në këtë ditë të ringjalljes i uroj shqiptarëve gëzuar festën, vecanërisht besimtarëve bektashinj”, u shpreh Kryemadhi.

Ajo nuk ka dashur të japë komente për situatën politike në Shqipëri por e pyetur nga gazetarët për rikandidimin e Erion Veliaj për Kryetar Bashkie në Tiranë ajo shprehet: “I uroj Erionit suksese sot në këtë ditë Novruzi, flasim pas ditës së nesërme.”

Kujtojmë se një krisje mund të ketë ndodhur mes tyre pasi kohë më parë, Kryemadhi e konsideronte Veliajn si një nga më punëtorët e PS./albeu.com/

Shtuar më 22/03/2019, ora 13:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori