Abramovich mund të bllokojë shitjen e Chelsea te kompanitë amerikane dhe britanike, shkak sanksioneve ndaj oligarkëve rusë

Roman Abramovich mund të bllokojë shitjen e Chelsea tek kompanitë amerikane dhe britanike.

Sipas Daily Mail, Abramovich mund të vërë veton ndaj shitjes së klubit përfaqësuesve të vendeve që kanë vendosur sanksione kundër oligarkëve rusë.

Një saudit ka bërë një ofertë për të blerë Chelsean për 2.66 miliardë paund. Kjo është oferta më e madhe në mesin e investitorëve jo-SHBA ose MB.

Megjithatë, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar mund të kundërshtojë shitjen e klubit te sauditët, duke pasur parasysh reagimin e publikut për shitjen e Newcastle. /albeu.com/