Erion Veliaj merr detyrën, falenderon Kserën dhe stafin
Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale Erion Veliaj mori sot detyrën në krye të këtij institucioni. Gjatë dorëzimit të detyrës, ish-ministri Ksera uroi ministrin e ri për detyrën e re.

“I uroj pune të mbarë, suksese të jetë i palodhur dhe në shërbim të qytetarëve shqiptarë, që janë në numër të kosniderueshëm që jetojnë në varfëri, me probleme në familje, i garantoj se nëse do jem i dobishëm ne punën e tij në të ardhmen do jem i gatshëm për të dhënë kontributin tim”- tha Ksera, teksa i dorëzoi detyrën.

Ceremonia është zhvilluar në prani të stafit dhe punonjësve të ministrisë. Veliaj gjatë fjalës së tij ka falenderuar paraardhësin për punën e bërë dhe sherbimin ndaj vendit, e bashkë me të edhe stafin e punonjësve. /albeu.com/
Shtuar më 16/09/2013, ora 12:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori