E FUNDIT/ Formacionet zyrtare, Juventus-Barcelona
Erion Veliaj: Jap dorëheqjen nëse uji në Tiranë nuk është më i lirë se në Korçë
"Nëse uji në Tiranë nuk është më i lirë se Pogradeci dhe Korça unë jap dorëheqjen si kryetar bashkie..."

Kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, është shprehur se uji në kryeqytet është më i lirë se në qytetin e Korçës dhe të Pogradecit.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Veliaj tha se nëse kjo deklaratë nuk është e vërtetë, atëherë ai është i gatshëm të japë dorëheqjen.

"Për çështjen e çmimit, në Tiranë uji është më i lirë se në Korçë, më i lirë se në Pogradec e madje edhe më i lirë se në Kamzë. Në kamzë është 67 lekë.

Kjo Tiranë që e ka ujin në pjesën më të madhe 24 orë dhe prapë paguan më pak se Kamza dhe paguan sa gjysma e Korçës dhe Pogradecit.

Nëse nuk është më i lirë se Pogradeci dhe Korça unë jap dorëheqjen si kryetar bashkie", tha ai.
Shtuar më 24/09/2020, ora 23:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori