Erion Veliaj: G99 do te shkrihet me PS-se
Albeu.com
Hapja e kutive të materialeve zgjedhore do të nxirrte në shesh gjysmën e së vërtetës dhe jo të gjithën. Ndaj, kreu i G99, Erion Veliaj, gjykon se pa fletët e votimit e vërteta do të ishte gjysmake dhe nuk do të nxirrte në shesh ...... të gjithë shkeljen që dyshohet se ka ndodhur në zgjedhjet e shkuara parlamentare. Për këtë qëllim, ai vlerëson se opozita nuk duhet të tërhiqet nga kërkesa që krahas kutive të materialeve zgjedhore të kërkojë dhe kutitë e fletëve të votimit. Më tej, ai tregon për sakrificën e vet në grevën e urisë, ndërsa deklaron se G99 po sheh mundësinë e bashkimit me Partinë Socialiste.

Duke iu përgjigjur pyetjës së gazetës Shekulli se “ si do t’i përgjigjeni ftesës së kreut të PS-së që të bashkoheni me këtë parti”, Veliaj tha se “jam pozitiv, prej disa muajsh kemi nisur dhe brenda G99 një diskutim mbi të ardhmen tonë. Ne sot përballemi me aksin Nano-Berisha-Meta - dje armiq të betuar sot aksionerë të pazareve mbi Shqipërinë e shqiptarët. Nëse e keqja është kaq e organizuar, a nuk duhet dhe progresistët të bashkëpunojnë fort?”
Shtuar më 30/05/2010, ora 00:06
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori