Kanabis në banesë, arrestohet 47-vjeçari në Tepelenë

Një 47 vjeçar nga Tepelena është arrestuar pasi akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi G. H., 47 vjeç, banues në fshatin Matohasanaj, Tepelenë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesën e tij, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet në ngarkim të shtetasit G. H. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”./Albeu.com/


Shtuar 24.01.2023 09:54