Erion Braçe: Nuk kisha dyshime, ja kush e shpërndau koronavirusin (FOTO LAJM)

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe ka ironizuar me deklaratën e sulmusit të Interit, Romelu Lukaku të bërë një ditë më parë, teksa thoshte se në dhjetor 23 nga 25 lojtarë zikaltër kishin temperaturë.


Braçe, i deklaruar hapur si mbështetës i skuadrës së Juventusit, u shpreh me ironi se tashmë u gjend se kush e shpërndau koronavirusin, duke nënkuptuar si fajtore skuadrën e Interit.


“Se mos keni akoma dyshime. Ja nga kush u shpërnda koronavirusi. Nuk kam patur dyshime qe ky Lukaku ishte djale i ndershëm!” deklaroi me ironi në Instagram Braçe.

Shtuar më 22/04/2020, ora 16:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori