Ergysi vdiq pasi ra nga skela, motrat bëjnë apelin drithërues (FOTO LAJM)

Javën që lamë pas, shembja e skelave në Tiranë shkaktoi 2 viktima.

Orjan Kodra dhe Ergys Brahimi, humbën jetën, ndërkohë që tre të tjerë u plagosën, pasi skela në të cilën po punonin u shkëput dhe për pasojë gjetën vdekjen.

Motrat e 31-vjeçarit Ergys Brahimi, në një postim në rrjetet sociale, kanë shprehur pikëllimin e rëndë për këtë ngjarje, ndërkohë që u kanë bërë thirrje miqve të ndajnë me to foto, video ose kujtime.

Postimi i motrave

Te dashur miq, kushurinj, shoke. Ne motrat e Gysit duam tju falenderojme per te gjitha mendimet, lutjet dhe ngushellimet. Vellai yne nuk eshte me mes nesh por ai eshte me Krishtin dhe ne do ta takojme nje dite, por deri sa ajo dite te vije e vetmja qje qe na kane ngelur jane kujtimet e tij. Ju lutemi NQS keni foto, video ose kujtime qe ne nuk i dime ndajini ato me ne. Zoti ju bekofte te gjitheve! Ela & Lona.

Shtuar më 19/08/2019, ora 14:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori