ERE: Penalitete të dyanshme
Kompania çeke e energjisë elektrike CEZ, do të rrisë përgjegjësitë për konsumatorët dhe për bizneset. Duke filluar që nga 1 janari i vitit të ardhshëm konsumatorët dhe bizneset do të kenë një kontratë të re për furnizimin me energji elektrike me kompaninë çeke CEZ.

Drejtuesit e Entit Rregullator të Energjisë, shpjegojnë se në fillim të shtatorit do të nisin seanca dëgjimore me palët e interesuara, ku do të merret dhe mendimi i tyre, përpara se të bëhet miratimi përfundimtar nga bordi drejtues i ERE-s, i kontratës së re.

“Në fillimet e muajit shator ne do të bëjmë edhe tre seanca dëgjimore me grupet e interesit. Një seancë dëgjimore do e bëjmë në qytetin e Fierit. Një seancë dëgjimore në Shkodër dhe një tjetër në Tiranë. Në këto seanca dëgjimore ne do të dëgjojmë mendimin e qytetarëve, bizneseve dhe përfaqësuesve të organizmave lokalë, sic janë bashkia dhe prefektura. Dhe pas marrjes së të gjitha këtyre vrejtjeve që do të na vinë nga këto grupe interesi ne do të pregatisim materialin përfundimtar për bord që të miratohet kjo kontratë. Shpresa jonë është që viti i ardhshëm të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë dhe bizneset të kenë një kontratë të nënshkruar me kompaninë CEZ”- shprehet drejtori juridik në ERE, Agim Neshi.

Kontrata e re, parashikon rritje të penaliteteve në rast se qytetarët nuk paguajnë në kohë faturat e energjisë, por edhe për kompaninë CEZ, në rast se nuk furnizon me erngji konsumatorët, apo kur këtyre të fundit ju digjen paisjest shtëpiake për shkak të luhatjeve të tensionit, CEZ duhet ti dëmshpërblejë.

“Për herë të parë ne si aneks të kësaj kontrate do të paraqesim për miratim edhe një draft që ka për qëllim të vendosë kushtet e furnizimit me ernegji elektrike, si nga pikëpamja e sigurrisë së energjisë elektrike, ashtu edhe cilësisë së furnizimit me energji elektrike. Dhe të dyja këto do të jenë aneks i kontratës dhe kontrata do të vendosë detyrime për marrëdhëniet midis përdoruesve dhe kompanisë, si nga ana e furnizimit me energji elektrike ashtu edhe marrëdhënieve komerciale ndërmjet tyre. Pra kur flasim komerciale, kohë e pagesës, penalitete për pagesën, penalitetet që do të ketë kompania vetë, nëse ajo nuk i kryen ato funksione në rregull sipas gjithë këtyre kushteve teknik”,- sqaron Neshi.

Kontrata e re synon të rrisë përgjegjshmërinë te të dyja palët. /albeu.com/
Shtuar më 29/08/2011, ora 17:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori