ERE: Nuk do të ketë rritje të energjisë deri në 2014-ën
Çmimi i energjisë elektrike nuk do të rritet deri në vitit 2014 dhe një fakt i tillë nuk mund të ndryshojë. Kryetari i Entit Rregullator të Energjisë, Sokol Ramadani deklaroi se ky institucion ka në qendër mbrojtjen e konsumtorëve dhe si i tillë nuk pritet asnjë vendim që do të çojë në rritjen e çmimit të energjisë për qytetarët, sikurse është shkruar së fundimi në media.

Sipas, Ramadanit, ERE është duke pritur ankesa të shumta nga qytetarët, për të cilat kërkon arsye dhe zgjidhje nga CEZ Shpërndarje.

Zoti Ramadani, deklaroi se faturimi i energjisë do të jetë i monitoruar,pasi një kompani e varur nga Drejtoria e Metrologjisë do të të bëjë kontrollin e aparatëve matës, duke mundësuar kështu një matje reale të energjisë.

Sipas raportiti të Entit Rregullator të Energjisë rezulton që humbjet në rrjet të energjisë elektrike vijojnë jene të jenë të larta. Sipas ERE-s humbjet arrijnë deri në 37.58 për qind, kuse sipas vetë CEZ-it humbjet arrijnë deri në 30.9 për qind.

Kreu i ERE-s, Ramadani deklaroi se CEZ pritet të kryejë një investim prej 6.8 miliardë lekë në rrjet, i cili është shkaku më i madh për humbjet energjisë.

Debate të ashpra janë zhvilluar në komsionin e Veprimtarive Prodhuese, ndërsa po diskutohej mbi raportin e Entit Rregullator të Energjisë. Eduard Shalsi kërkoi që në komision të merrnin pjesë grupet e interesit, ndërsa hodhi akuza se raporti i ERE-s nuk është i saktë, ndërsa opozita braktisi komisionin. /albeu.com/
Shtuar më 02/04/2012, ora 19:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori