ERE: Në 2012 kontratë të re me shqiptarët
Gjatë vitit 2012">2012 kompaninë e Shpërndarjes së Energjisë CEZ parashikon të ndryshojë kotratën që ka me klientët e saj, qofshin ata familjarë apo subjekte
Enti Rregullator i Energjisë (ERE) prezantoi gjatë ditës së mërkurë.
Në takimin e Këshillit Kombëtar të Punës, projektin e ri të kontratës së energjisë elektrike mes konsumatorëve dhe CEZ, e cila parashikon mbrojtje të konsumatorëve në drejtim të përmirësimit të cilësisë së shërbimit në furnizimin me energji elektrike.

Drejtues të ERE-s, bënë të ditur se këto ditë Enti do të miratojë kontratën e re, pas një procesi të nisur që në këtë fillimi i vitit, ku përveç adoptimit të modeleve nga vende të përparuara, është në përputhje me kriteret e Traktatit të Energjisë së BE-së. Për njohjen e kontratës së re, Enti u konsultua përgjatë vitit me grupet e interesit në disa qytete kryesore.
Në kotratën e re kontrolli i matësave nuk do të bëhet më nga CEZ-i, por nga një subjekt i specializuar dhe i lejuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë.

Në kontratë janë përfshirë elementët që do të ketë fatura e re e energjisë, si detyrimet, mënyrat e pagesave të faturave të energjisë, të cilat do të bëhen në Postë, Banka, apo zyrat e CEZ-it, kujdesi për klientin,/albeu.com/
Shtuar më 02/11/2011, ora 17:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori