Erë e reshje intensive shiu, çfarë parashikon moti për nesër
Ditën e nesërme pritet reshje shiu në të gjithë vendin.

Meteorologët parashikojnë që nesër era të forcohet dhe të fryjë mesatare, por deri e fortë në bregdet.

RESHJET

Sipas IGJEUM: Sot pasdite (e enjte, dt.05) priten reshje të dobëta, kryesisht në veri dhe jug të vendit. Nesër (e premte, dt.06) priten reshje të dobëta në të gjithë vendin, kryesisht në orët e mesditës (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në zonat malore në lindje, në hapësira mjaft të kufizuara ndonjë reshje mund të jetë intensive.

TEMPERATURAT

Nesër (e premte, dt.06) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

bregdet: 8 / 19 °C

Në vendet e ulëta: 9 / 17 °C

Në vendet malore: 4 / 14 °C

ERA

Sot pasdite (e enjte, dt.05) era pritet të fryjë e lehtë, ndërsa në bregdet deri mesatare. Nesër (e premte, dt.06) ajo pritet të forcohet dhe do të fryjë mesatare, deri e fortë në bregdet.

ZJARRET NË PYJE

Sot pasdite (e enjte, dt.05) pritet rrezik “I ULËT” në qarkun e Fierit. Pjesa tjetër e territorit nuk ka rrezik. Nesër (e premte, dt.06), nuk pritet rrezik për zjarre në pyje. /albeu.com/
Shtuar më 05/04/2018, ora 16:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori