Erë e fortë e dallgë, tragetët drejt Italisë 10 orë me vonesë
Era e fortë dhe dallgëzimi i lartë në det ka krijuar vonesa në nisjen e trageteve si nga Porti i Durrësit dhe drejt porteve italiane(Ankona, Bari) dhe anasjelltas.

Tragetet kanë arritur të nisen në orët e para të ditës së sotme, ndryshe nga parashikimi për t’u nisur mbrëmjen e kaluar, si nga Ankona, Bari drejt Portit të Durrësit dhe anasjelltas.

Mbërritja e tyre po ashtu do të behet me disa orë vonesë, ndërsa anijet tregtare vijojnë normalisht përpunimin.
Shtuar më 04/10/2020, ora 13:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori