Erë e fortë dhe rrebeshe shiu: Anuloni planet për nesër
Ashtu si edhe sot, edhe dita e dielë do të jetë një ditë me reshje të dendura shiu.

Kryesisht reshjet do të jenë të përqendruar në Veri dhe në Jug të vendit por nuk do të mungojë prezenca e tyre edhe në Shqipërinë e mesme.

Pasdite të dielën ka ulje të shirave por më pas nisin reshjet e tjera.

Në Shkodër Lezhe, Fier Vlorë, Gjirokastër mund të ketë përmbytje. Është situatë e përkohshme që nuk zgjat shumë ditë.

Nga dita e hënë do të rikthehet moti i kthjellët por temperatura të ulëta. Do të jetë edhe erë shumë të fortë. I kalon edhe 80 km / h në det të hapur.
Shtuar më 23/01/2021, ora 22:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori