Diell vere, Eranda Libohova zhvishet dhe merr rreze në oborrin e shtëpisë (FOTO LAJM)

Këngëtarja, Eranda Libohova po përpiqet t’i marrë më të mirat këtyre ditëve, dhe këtë e ka treguar me një postim në rrjete sociale. Ajo ka postuar një foto nga oborri i shtëpisë së saj plot gjelbërim, ndërsa shfaqet e relaksuar duke marrë disa rreze dielli.

“Po përpiqem t’i marr më të mirën kësaj periudhe. Unë rri në shtëpi, jinni të sigurt, jinni pozitivë”,- shkruan këngëtarja, bashkëngjitur fotos ku shfaqet e shtrirë në shezlong.

Në natyrë, rrethuar me gjelbërim, këngëtarja ka veshur një T-shirt të bardhë dhe një palë bikini duke ekspozuar këmbët për të bërë një banjo dielli në këtë ditë plot diell.


Shtuar 9.04.2020 17:16