Erdogan shpallet "Qytetar Nderi" në Serbi
Pëlqej
Erdogan është shpallur "Qytetar Nderi" në Serbi.

Në 557-vjetorin e themelimit, qyteti i Novi Pazarit (Pazari i Ri) në Serbi e ka nderuar Presidentin turk, Erdogan.

Nderimi me këtë titull është miratuar nga këshilli bashkiak i këtij qyteti që e ka votuar atë ditën e premte.

"Investimet e shumta, projektet në infrastrukturë dhe ekonomi dhe përpjekjet për të ruajtur kulturën dhe trashëgiminë historike të rajonit të Sanxhakut, janë disa nga arsyet e këtij gjesti simbolik", -deklaroi kryebashkiaku i qytetit, Nihat Bisevac. /albeu.com/

Shtuar më 22/04/2018, ora 13:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori