Aksident i trefishë në aksin Korçë-Pogradec, përfundon në kanal një prej makinave

Një aksident i trefishtë është regjistruar pasditen e sotme në afërsi të fshatit Gurishtë, në aksin Korçë-Pogradec.

Mësohet se drejtuesit e automjeteve janë transportuar në spitalin rajonal të Korçës për ndihmë mjekësore, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore.

Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë një parakalim i gabuar dhe si pasojë njëra prej makinave ka përfunduar në kanal.


Shtuar 5.08.2023 17:19