Erdogan mesazh të fortë Greqisë: Ne jemi pritës në mesdhe, jo mysafirë!
"Turqia është një vend mesdhetar. Ne jemi pritës këtu siç kemi qenë gjatë gjithë historisë, jo mysafirë..."

Erdogan ka folur sot në Simpoziumin e Mesdheut Lindor në Stamboll, ku tha se politika globale është formuar nga zhvillimet në lidhje me Mesdheun, në muajt e fundit.

"Turqia është një vend mesdhetar. Ne jemi pritës këtu siç kemi qenë gjatë gjithë historisë, jo mysafirë.

Çdo lëvizje e bërë dhe çdo hap i ndërmarrë në Mesdhe ndikon drejtpërdrejt në sigurinë, të drejtat dhe interesat e vendit tonë,"- tha ai.

Shtuar më 28/09/2020, ora 17:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori