Erdhi nga "Kristali", Meta merr ish-ambasadorin në Turqi si këshilltar

Pëlqej
Presidenti Ilir ka emëruar si këshilltar për marrëdhëniet ndërkombëtare ish-ambasadorinTurqi, Genci Muçaj.

Muçaj ka mbajtur disa poste të rendësishme brenda dhe jashtë vendi, ku spikat ai i të qënit anëtar Bordi i Universitetit "Kristal", i mbyllur nga qeveria pas skandalit me diplomat.

"Muçaj solli një mënyrë të re të menduarit dhe përmirësoi dukshëm imazhin dhe performancën e kompanisë, ne veçanti të Universitetit Kristal gjatë drejtimit të tij", thuhet në CV e tij.

Gjatë viteve 2012-2016, Muçaj ka qenë ambasador i Shqipërisë në Turqi si rezident duke përfaqësuar vendin tonë edhe në shtete të tjera si Azerbajxhani, Irani, Kirgizistani, etj.

Muçaj njihet për lidhje të forta me qeverinë aktuale turke duke bërë kështu që krahas Ramës, një tjetër shtetar i lartë shqiptar të ketë raporte të ngushta me Erdoganin.

Shtuar më 18/06/2018, ora 15:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori