Erdhi dimri! Këto qytete u zbardhën mbrëmë nga dëbora e parë
Pëlqej
Reshjet e para të dëborës mbrëmjen e kaluar na çojnë zyrtarisht në dimër!

Veriu dhe verilindja mbrëmë janë zbardhur nga dëbora duke shënuar edhe rënie temperaturash në të gjithë vendin.

Mësohet se një ndër qytetet e zbardhura nga dëbora është Korça, në zonat e thella.

Reshje dëbore janë shënuar edhe në fshatrat e thella të Dibrës, deri në lartësinë 700 metra mbi nivelin e detit.

Reshje dëbore janë shënuar edhe në qytetin e Hasit edhe Kukës, ku janë zbardhur të gjithë fshatrat.

Pas reshjeve të dëborës, Metoalb bën me dije se sot Shqipëria do të përfshihet nga rrebeshet e shiut.

Parashikimi i motit për sot

Orët e para të së shtunës mbeten me vranësira dhe shira në pjesën më të madhe të vendit por me dëborë në zonat e thella Verilindore.

Paraditja largon gradualisht vranësirat drejt zonave lindore duke lënë ultësirën perëndimore në kushtete kthjellimeve.

Pasditja dhe mbrëmja stabilizojnë kushtet atmosferike duke sjellë sërish, dominim të motit të kthjellët në territor.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie mesatarisht 7°C duke bërë që ekstremet ditore të luhaten nga -2°C mëngjesi në 19- 20°C, mesdita.

Era do të fryjë mesatare dhe shpeshherë e fortë me shpejtësi deri 65 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke forcuar dallgëzimin në det në 4 – 5 ballë. /albeu.com/
Shtuar më 07/10/2017, ora 08:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori