Drejtuesit e FIFA-s vendosin të heqin Ekuadorin nga Kupa e Botës, ja ekipi që i zë vendin

Drejtuesit e FIFA-s do të largojnë kombëtaren e Ekuadorit nga pjesëmarrja në Kupën e Botës.

Sipas Mundo Deportivo, FIFA tashmë ka vendosur të heqë kombëtaren e Ekuadorit nga Botërori i Katarit, pasi avokatët kanë prova se mbrojtësi i ekipit të Ekuadorit, Byron Costillo, ka lindur në Kolumbi dhe nuk kishte të drejtë të luante për Ekuadorin.

Vlen të theksohet se vendin e ekipit të Ekuadorit në Botërorin e ardhshëm në Katar do ta zërë skuadra e Kilit.

Kupa e Botës do të zhvillohet këtë dimër nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor. /albeu.com/